Arena Sport do të transmetojë ndeshjet e LPFM-së

Duke filluar nga sezoni 2019/2020 ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë do të transmetohen në platformën sportive “Arena Sport”, njofton “infOSport.mk”.

Në garë për të transmetuar ndeshjet nga elita e futbollit vendor, ishte edhe “Sport Klub”, mirëpo në fund FFM-ja në marrëveshjen e arritur me klubet pjesëmarrëse në LPFM vendosën që të nënshkruajnë kontratë me “Arena Sport”.

150 mijë euro është shuma që duhet të paguajë kjo platformë sportive, e cila transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë do ta bëjë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Maqedonisë.

Është kjo hera eparë në historinë e futbollit vendor që një platformë sportive do ti transmetojë ndeshjet e Ligës së Parë, të cilat tashmë do të mund të ndiqen edhe në gjithë rajonin, ndërsa e gjithë kjo po arrihet nën drejtimin e kryetarit shqiptarë, Muhamed Sejdini, i cili po dëshmon që në fillim se po punon me mjaft përkushtim në afirmimin e futbollit vendor, ndërsa me këtë edhe në afirmimin e vetë futbollistëve nga Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply