Ndeshja e Kupës, Kozhuv-Renova përveç frymës garuese do të ketë edhe karakter humanitarë

Ndeshja e sotme e 1/16 së finales midis Kozhuvit dhe Renovës përveç frymës garuese, do të ketë edhe karakter humanitarë. Një gjë të tillë përmes faqes zyrtare në rrjetin social “facebook” kanë njoftuar nga klubi vendas, në këtë rast Kozhuvit, drejtuesit e së cilës skuadër të hollat e tubuara nga shitja e biletave të kësaj ndeshje do ti ndajnë për familjet e përfshira në zjarrin që kishte kapluar çatinë e një ndërtesë në qytetin e Gjevgjelisë.

Një biletë për këtë ndeshje do të kushtojë 100 denarë, ndërsa nga tabori i skuadrës së Kozhuvit bëjnë thirrje që në këtë ndeshje të ketë sa më shumë tifoz, që në anën tjetër edhe do të përkrahnin skuadrën e tyre për këtë përballje ndaj Renovës.

Ndeshja midis Kozhuvit, që garon në Ligën e Dytë – Lindje, dhe Renovës starton në ora 17:00.

Leave a Reply