E bujshme, Guardiola piketon dy futbollistë të Milanit

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola është i interesuar rreth sulmuesit të Milanit Suso, raportojnë mediat spanjolle.

Suso ishte i lidhur me disa klube gjatë merkatos së verës, por në fund trajneri i ri i “rossonerëve”, Marko Xhiampaolo vendosi që ta mbajë atë në skuadër.

Siç raporton “El Desmarque”, Pep Guardiola ka piketuar Suson si pasuesin e David Silvas dhe ia ka kërkuar drejtuesve të Sitit transferimin e spanjollit.

Suso ka shënuar 20 gola dhe 26 asistime në tre sezonet e fundit në Serie A.

Përveç Susos, Mançester Siti ka shfaqur interesim edhe për mbrojtësin e Milanit, Alesio Romanjoli, pas lëndimit të Laporte.

Leave a Reply