Besart Abdurrahimi bëhet me skuadër të re

Besart Abdurrahimi më në fund ka arritur të gjejë klub. Ish futbollisti i Shkëndijës dhe njëherit përfaqësueses së Maqedonisë, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Slloveni, te skuadra e Bravo-s.

Bëhet fjalë për një skuadër që vjen nga kryeqendra sllovene dhe që këtë vit do të bëjë gara në mesin e më të mirëve.

 “Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre. Do të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar skuadrën në arritjen eobjektivave. Sistemin e lojës e njoha në ndeshjen miqësore kundër Istra. Më  pëlqen mënyra se si luan NK Bravo. Ne jemi shoqëruar tashmë vërtetë mirë me trajnerin dhe lojtarët” – tha Besart Abdurrahimi për faqen zyrtare të klubit slloven.

NK Bravo do të jetë skuadra e 9-të në karrierën e Abdurrahimit, i cili e kishte nisur karrierën në Kroaci me ekipin e NK Zagreb, për tu transferuar më pas në Izrael te skuadra e Hapoel Tel Aviv, që më pas të jetë edhe pjesë e skuadrave si Lokeren (Belgjikë), Partizani (Shqipëri), FC Hermannstadt (Rumani), Astana (Kazakistan), Osako (Japoni) dhe Shkëndijës së Tetovës, vendi edhe nga ka origjinën, edhe pse vetë është i lindur në Kroaci.

NK Bravo pas 8 xhirove në elitën e futbollit slloven, renditet në pozitën e 7-të me 8 pikë të tubuara, ndërsa sot do të përballen me Rudar, skuadrën e fundit në renditje.

Leave a Reply