UEFA i beson FSHF organizimin e UEFA Development për U-15

Qeveria europiane e futbollit i ka besuar Shqipërisë organizimin e turneut UEFA Development për grupmoshën U-15.

Ky turne, do të zhvillohet nga data 19 deri në 23 Shtator në Shqipëri, teksa ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive “Kamëz”.

Në këtë turne do të marrin pjesë katër shtete, ku përveç nikoqirëve të Shqipërisë do të marrin pjesë edhe Kosova, Estonia dhe Taxhikistani.

Turneu fillon të enjten me ndeshjen Kosovë-Taxhikistan (12:00h), ndërkohë vetëm dy orë më vonë Shqipëria do të përballet me Estoninë.

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohen më datë 21, me Shqipëri-Taxhikistan që zhvillohet në orën 12:00 dhe Estoni-Kosovë në orën 14:00.

Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 23 Shtator, me Taxhikistan-Estoni në orën 10:00 dhe Kosovë-Shqipëri në orën 12:00.

Shqipëria e 15 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Armand Dama fillon nesër grumbullimin për këtë turne. Trajneri i kuqezinjve të vegjël ka grumbulluar 23 lojtarë, të gjitha këta të datëlindjes 2005, ndërsa në mesin e tyre bie në si edhe emri i mesfushorit të Shkëndijës së Tetovës, Lorik Kaba.

Leave a Reply