KB ALBES zë vendin e KK OHRID në Ligën e Parë!

Klubi i basketbollit ALBES që këtë vit pritet të debutojë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, kërkon dhe sugjeron disa zgjidhje deri tek Federata e Basketbollit të vendit tonë pas situatës së re të krijuar me largimin e KB Ohrid nga garat e Ligës së Parë.

KB ALBES propozon që pikërisht ata të zëNë vendin e KK Ohrid, pasi sipas tyre nëse Federata do të pranonte këtë vendim, do të pasqyronte deri tek opinioni dhe punonjësit e basketbollit dy politika thelbësore edhe atë:

– Përkrahjen e ekipeve të reja të cilat kanë ambicie dhe ide të qarta për basketbollin

– Në mënyrë të shpejtë merë vendime për mbulimin e zbrastirave në kalendarin e kampionatit, duke mbrojt vendimin e tyre të më hershëm, dhe për të sjellë një vendim të ri, që do të përkrahet nga opinioni.

KB ALBES po ashtu sygjeron Federatën e Basketbollit që nëse kyçja e KB ALBES do të ishte problematike, në rrethana të tilla ata do kishin pranuar që të marrin përsipër të luajnë në kampionat, edhe si ekip pjesëmarrës por pa karakter garues, metodologji e cila tani praktikohet edhe në SEHA Liga në Hendboll.

Për realizimin e kësaj ideje ata nga krerët e Federatës së Basketbollit kërkojnë që ta mbulojnë vendin e KK Ohrid, por njëkohësiht duke kërkuar që të lirohen

nga kotizimi vjetor i Ligës së Parë.

KB ALBES po ashtu vjen edhe me një propozim tjetër, e që deri më tash nuk kishte ndodhur asnjëherë në basketbollin vendor.

Ata kërkojnë nga Federata, që t’ua mundësojë të luajnë edhe në Ligën e Parë si ekip pa karakter garues, por të luajnë njëkohësisht edhe në Ligën e Dytë me karakter garues!!!

Leave a Reply