Muriqi – Falkao, statistikat flasin në anën e sulmuesit kosovar!

Sulmuesi shqiptarë i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, është vlerësuar shumë lartë për paraqitjen e tij në derbin e madh të Bosforit kundër Galatasarajit, ndeshje kjo që në program ishte fundjavën që lamë pas.

Para ndeshjes presioni ishte i madh nga mediumet turke se cili nga sulmuesit e dy skuadrave të mëdha nga Stambolli, do ta fitonte “luftën”, Vedat Muriqi apo Radamel Falcao.

Pas publikimit të statistikave zyrtare, krahasimet midis dy futbollistëve tregojnë se sulmuesi kosovar ishte bindshëm më i mirë.

Ndryshe, derbi Galatasaraji – Fenerbahçe u mbyll pa gola, mirëpo të pranishmit si gjithnjë patën mundësinë të shohin një ndeshje mjaft të luftuar dhe me shumë ndërprerje, por këtë herë pa asnjë karton të kuq.

VEDAT  MURIQI

RADAMEL FALKAO

Goditje

1

0

Driblime

5

2

Pjesëmarrës në aksionet sulmuese

8

2

Topa të fituar

3

0

Pasime të kompletuara

13

10

Duele të fituara në ajër

17

4

Leave a Reply