Shkëndija i “hakmerret” Borecit me kamatë (VIDEO)

Shkëndija i është hakmarrë Borecit për disfatën në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Veles, duke mundur ata sot në Tetovë me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”. Me këtë fitore Shkëndija paralajmëroi një rikthim të fuqishëm, ndërsa më i merituari për fitoren e 5-të sezonale të kampionëve në fuqi, doli të jetë Armend Alimi, që realizoi “hat-trik”.

Armend Alimi shenon golin e pare ne rrjeten e Borecit

Armend Alimi shenon golin e pare ne rrjeten e BorecitSHKËNDIJA – BORECI 1:0(A. Alimi 22')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Mesfushori kumanovar golin e parë e realizoi në minutën e 22-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Agim Ibraimit dhe me të djathtën e tij për herë të parë në këtë ndeshje shënoi në rrjetën e Burhan Mustafës, i cili kapituloi edhe dy minuta më vonë pas goditjes së fuqishme të Besart Ibraimit.

Besart Ibraimi dyfishon rezultatin ndaj Borecit

Besart Ibraimi dyfishon rezultatin ndaj Borecit SHKËNDIJA – BORECI 2:0(B. Ibraimi 24')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Këto dy gola të shpejtë paralajmëruan debaklin e skuadrës nga Velesi, që në minutën e 30-të pranoi edhe një gol tjetër. Besart Ibraimi sërish lëshoi një goditje të fuqishme në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa topin e devijuar nga ana e portierit mysafir, Armend Alimi e kurorëzoi me golin e dytë personal.

Armend Alimi shenon edhe golin e dyte personal dhe te tretin per Shkendijen perballe Borecit

Armend Alimi shenon edhe golin e dyte personal dhe te tretin per Shkendijen perballe BorecitSHKËNDIJA – BORECI 3:0(A. Alimi 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Megjithatë Alimi nuk kishte dhënë fjalën e fundit në këtë takim, pasi i njëjti në minutën e 66-të realizoi edhe golin e tretë personal dhe të katërtin për Shkëndijën, kur me një goditje të matur nga distanca shënoi për 4:0.

Armend Alimi kompleton "hat-trikun" ndaj Borecit

Armend Alimi kompleton "hat-trikun" ndaj BorecitSHKËNDIJA – BORECI 4:0(A. Alimi 66')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Falë kësaj fitore, Shkëndija arrinë në kuotën e 18 pikëve, duke bërë një lëvizje pozitive prej dy pozitave dhe tashmë ndodhet në pozitën e tretë, ndërkohë Boreci mbetet në pozitën e parafundit me 14 pikë.

Leave a Reply