ZYRTARE, De Rosi i tha lamtumirë futbollit aktiv

Kampioni i Botës nga viti 2006, Daniele De Rosi ka njoftuar se po tërhiqet nga futbolli aktiv. Italiani ndërpreu kontratën me Boka Xhuniors, duke parapëlqyer që të rikthehet në vendlindje.

Mediat italiane si arsye për rikthimin e tij në Itali potencuan një problem të tij që ka me vajzën 5-vjeçare, mirëpo një gjë të tillë hodhi poshtë vetë De Rosi.

“Nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim, apo edhe me ndonjë problem serioz të ndonjë natyre tjetër. Thjeshtë mendoj se duhet të kthehem te familja, Më mungon vajza ime, ndërsa edhe unë i mungojë asaj. Një vendim të këtillë kam marrë që gjatë muajit tetor dhe është përfundimtar”, – u shpreh De Rosi në konferencën për shtyp.

Me transferimin e tij te skuadra e njohur argjentinase, ai plotësoi një nga ëndërrat e tij, pasi me vështirësi vendosi të lëshoj Romën.

“Të gjithë tentuan të më bindin që të vazhdoja të luaja, por vendimin tashmë e kam marrë dhe dua të largohem” – shtoi De Rosi.

“Po lë këtu një pjesë të zemrës sime. Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë do të thoshte për mua të mund të luaja në ‘Bombonera’ dhe të jem në dhomat e xhveshjes së Boka Xhuniors. Ajo ishte një përvojë unike. Të gjithë në klub më pranuan si vëlla dhe këtë gjë nuk do e harrojë asnjëherë. Do vazhdojë ti ndjek ndeshjet e këtij klubi dhe jam i sigurtë se një ditë do të rikthehem për të qenë në tribunë” – përfundoi De Rosi, i cili gjithë karrierën e tij profesionale e kaloi te Roma, ndërsa vetëm gjysmë sezoni luajti për skuadrën argjentinase.

Leave a Reply