Kutrone rikthehet në Itali, por jo te Milani!

Pas vetëm disa muajve të kaluar në Premierligën angleze me fanellën e Vulverhempton, Patrik Kutrone pritet të rikthehet sërish në “Serie A”, mirëpo këtë herë me fanellën e Fiorentinës, që vijon të këmbëngulë për transferimin e tij.

Ish sulmuesi i Milanit nuk është përshtatur aspak në Angli dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit dëshirën për t’u rikthyer në vendlindjen e tij, ndërsa për momentin negociatat mes dy klubeve duken mjaft të avancuara.

Sipas mediave angleze Fiorentina ka ofruar huazimin me detyrim blerjeje për shifrën e 15 milionë eurove, ndërsa Vulverhempton kërkon 20 milionë euro për kartonin e Kutrones, por palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër të ndërmjetme.

Leave a Reply