Trajneri i ri i Barcelonës: Dje po ecja rreth lopëve, sot po stërvis Messin me shokë!

Ish-trajneri i Real Betisit, Kike Setien, gjatë ditës së sotme është prezantuar si trajner i ri i skuadrës kampione të Spanjës, Barcelonës, pasi drejtuesit e kësaj të fundit shkarkuan Ernesto Valverden, i cili kishte qenë në presion të madh që nga eliminimi i Barcelonës nga Atletiko Madridi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Setien tha se nuk e kishte imagjinuar dot se do ta merrte drejtimin e Barcelonës as në ëndrrat e tij më të çmendura, duke u shprehur i mahnitur gjatë prezantimit të tij zyrtar te Barcelona.

“Së pari dua ta falënderoj klubin, presidentin, Erik Abidalin dhe Ramon Planesin për mundësinë që ma kanë dhënë që të vij këtu. As në ëndrrat e mia më të çmendura s’do të mund ta imagjinoja këtë, që do të isha këtu”, – është shprehur fillimisht Setien.

“Unë jam person shumë emocional dhe sot është një ditë e veçantë për mua, Por, së pari dua ta falënderoj klubin dhe gjëja e radhës për të cilën jam shumë i emocionuar është ky projekt dhe kjo sfidë”.

Kike SETIEN 🗣“Dje po ecja rreth lopëve në fshatin tim, sot jam këtu duke i stërvitur lojtarët më të mirë në Botë."

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 14 януари 2020 г.

Ai në një moment me deklaratën e tij bëri që të qeshin të pranishmit, kur tha se dje kishte qenë afër lopëve në fshatin e tij të lindjes, derisa prej sot do të stërvis futbollistët më të mirë në Botë, në krye me Lionel Messin.

“Dje po ecja rreth lopëve në fshatin tim, sot jam këtu duke i stërvitur lojtarët më të mirë në botë. Unë kam folur me lojtarët dhe vullneti që ata e kanë është i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm. Unë e kam shijuar veten duke e shikuar Barcelonën dhe këta lojtarë gjatë viteve të fundit. Ende s’jam plotësisht i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të jesh trajner i lojtarit më të mirë në botë. Një gjë është adhurimi dhe një gjë tjetër është që të gjithë ta kenë vendin e vet”.


LEXO GJITHASHTU:

Barcelona shkarkon Valverden dhe menjëherë emëron zëvendësuesin e tij


“Ne jemi plotësisht të sigurt se do ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë shpejt sepse shumë gjëra që unë dëshiroja t’ua propozoja atyre, ata tashmë i dinë. Ka shumë gjëra të cilat ne i kemi të qarta dhe do të tentojmë t’ua transmetojmë dhe të sigurohemi që të mos mbeten vetëm djalë” – ka përfunduar Setien, i cili me Barcelonën ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022, mirëpo në mes palëve ekziston një klauzolë, sipas së cilës  njëjti mund të largohet në fund të sezonit nga ekipi “katalunas”, edhe atë pa asnjë dëmshpërblim.

Leave a Reply