12 mln euro për Celinën, e kërkon skuadra nga Premierliga

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Bersant Celina këtë vit mund të luajë në kampionatin elitar të Anglisë.

Mediat britanike shkruajnë se 23-vjeçari dëshiron që t’i jepet sa më shpejt mundësia për të luajtur në Premierligë, ndërsa skuadra që kërkon shërbimet e tij është Brajtoni. Drejtuesit e kësaj të fundit janë të gatshëm të harxhojnë 12 milion euro për shërbimet e shqiptarit, i cili gjtë karrierës së tij ka luajtur edhe me Tuenten në Holandë dhe Ipsiuç Toun në “Championship”.

Celina ishte pjesë e Mançester Sitit, por nuk mundi asnjëherë të luante në kampionatin anglez për shkak të konkurrencës së madhe.

Siti vendosi ta huazonte te Suonsi, drejtuesit e së cilës skuadër më pas vendosën ta blejnë kartonin e tij.

Ai është aktivizuar thuajse rregullisht në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship) ku në 26 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Ai gjithashtu është një prej lojtarëve kyç te përfaqësuesja e Kosovës, për të cilën numëron 18 ndeshje dhe 2 gola.

Leave a Reply