E pabesueshme, Erik Dajer përleshet me tifozin e Totenhamit në tribuna (VIDEO)

Totenhami me Hoze Murinjon në krye nuk po kalon aspak momente të mira këtë edicion, ndërsa më së miri e dëshmon edhe eliminimi nga garat e FA Kupës, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra londineze të mërkurën mbrëma pësoi disfatë përmes 11-të metërshave nga skuadra e Noruiç, që garon në Championship, ndërsa kjo shkaktoi një episod të paparë deri më tani viteve të fundit në futbollin anglez.

Koha e rregullt përfundoi 1:1, derisa në penallti fitoi Noruiçi duke shënuar tre herë, për dallim nga “Spërsat” që shënuan vetëm dy herë.

Jan Vertonghen shënoi golin e parë në minutën e 13-të me një asistim të Xhiovani Los Cleso, derisa rezultati ishte barazuar nga Josip Drmiç në minutën e 78-të.

Ndeshja shkoi në vazhdime, mirëpo të dy skuadrat nuk arritën të shënonin më gola dhe shkuan në 11 metërsha.

Aty, Noruiçi fitoi 3:2, derisa Gelson Fernandes kishte humbur penalltinë e fundit, e që një tifoz kishte shpërthyer në fyerje ndaj tij.

Një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer aspak bashkëlojtarit të Fernandes, Erik Dajer, i cili pasi kishte dëgjuar tifozin e tyre që kishte fyer në baza racore bashkëlojtarin e tij, shkoi në tribuna që të sqarohej me të.

Anglezi shkoi në drejtim të tij, derisa një nga personat e sigurimit e ndaloi atë para se t’i afrohej, në mënyrë që mos të shpërthente ndonjë përleshje e përmsave edhe më të mëdha.

Leave a Reply