Kampion bote me Gjermaninë, Mustafi në shtëpi flet shqip me fëmijët e tij (VIDEO)

Futbollit në Europë është totalisht i pezulluar për shkak të përhapjes së Koronavirus, por disa nga futbollistët kanë zgjedhur të bëjnë një sfidë, ku teksa lajnë duart ashtu siç janë dhe rregullat nga specialistët, duhet të bëjnë edhe xhonglime me top.

Kësaj sfide i është bashkuar edhe futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi, ndryshe kampion Bote me Gjermaninë dhe aktualisht futbollistë i Arsenalit, i cili pasi lan duart kërkon topin nga fëmijët e tij, teksa dëgjohet që ju flet në gjuhën shqipe.

Është ky një gjest pa dyshim për tu përshëndetur, pasi dihet se Mustafi është i lindur në Gjermani, por mesa duket gjuhën shqipe nuk e ka harruar dhe tashmë e trashëgon edhe tek fëmijët e tij.

Leave a Reply