Bota e boksit në zi, vdes dy herë kampioni i Botës R. Mejuedher

Jemi ende në muajin e tretë të vitit 2020, i cili nuk ka nisur aspak mbarë në Botën e sportit.  Nga zjarret e mëdha të rëna në Australi, te ndërrimi i jetës së Kobi Brajant, për të vazhduar me Koronavirusin, ku humbi jetë trajneri spanjoll, 21-vjeçari Fernando Garsia, tashmë këtë herë është prekur Bota e boksit.

Figura legjendare Roxher Mejuedher ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 58-të vjeçare, pasi shëndeti i tij ishte rënduar prej disa vitesh

Roxher Mejuedher ndryshe është xhaxhai dhe trajneri i Flojd Mejuedher, ndërsa do të mbahet mend si një ikonë e boksit, i cili gjatë karrierës së tij ishte shpallur dy herë kampion Bote.

Leave a Reply