Mesfushori i Juventusit infektohet me koronavirus

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, është infektuar me koronavirus, duke u bërë futbollisti i dytë që preket nga “Covid-19” te skuadra kampione e Italisë. Ai është vetëizoluar në shtëpi dhe është mirë.

Juventusi ka njoftuar të martën në mbrëmje se mesfushori francez Matuidi ka dalë pozitiv në testin e tij për koronavirus, raporton GE.

Klubi nga Torino ka thënë se 32-vjeçari ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij dhe se ai ka simptoma por është mirë me shëndet.

Leave a Reply