Bardhi: Agim Sopi përveç që është një super trajner, është një njeri i madh

Agim Sopi është një emër i njohur i futbollit, si në vend, rajon ashtu edhe në Europë. Shkupjani aktualisht ndodhet në Suedi, aty ku ka ndihmuar shumë futbollistë shqiptarë, ndërsa vlen të theksohet se së fundmi pati një aventurë të shkurtër edhe në Superligën e Kosovës, duke drejtuar skuadrën e Feronikelit.

Për kualitetet e tij si trajner, por mbi të gjitha edhe për personalitetin e tij, për “Lajm TV” ka folur një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë që luajnë në Europë, Enis Bardhi.

Ky i fundit kishte treguar se si e kishte ndihmuar Agimi, gjatë qëndrimit të tij në Suedi, kur Bardhi luante me skuadrën e Prespa Birlik dhe u plotësua si futbollistë, për të vijuar më pas karrierën e tij në Hungari, te skuadra e Ujpesht, nga e cila verën e vitit 2017-të u transferua në La Liga te skuadra e Levantes.

“Agimi është një mikpritës shumë i mirë, dhe e di se si është të jem në shtëpi te ai, i kam kaluar dy vite atje në Suedi dhe fillimet e mia ishin aty, ai na ka ndihmuar shumë në ushtrime por edhe në çdo aspekt të jetës”, – ka thënë Bardhi për LajmTV, duke shtuar: “Agimi  mund t’i ndihmojë çdo futbollisti të ri nga do që janë”.

24-vjeçari Bardhi ka hyrë në vitin e tretë të tij si pjesë e Levantes, me të cilën skuadër numëron gjithej 91 ndeshje dhe 14 gola të shënuar. Gjatë sezonit aktual, Bardhi në 21 ndeshje me skuadrën nga Valencia ka shënuar 2 gola.

Leave a Reply