Zyrtare, caktohen datat për ½ e finales dhe finalen e Kupës së Gjermanisë

Pasi u vendos që Bundesliga të rifillojë nga 16 maji, tashmë janë caktuar edhe datat e reja për ndeshjet e mbetura në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ndryshe e njohur si DFB Pokal.

Në Kupën e Gjermanisë kanë mbetur të zhvillohen edhe dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja, teksa në garë janë skuadrat si Bajern Munih, Bajer Leverkusen, Ajntraht Frankfurt dhe Sarbriken.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 qershor, teksa finalja e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Gjermani do zhvillohet më datë 4 korrik.

Në gjysmëfinale Bajerni i Munihut do të përballet me Ajntrahtin e Frankfurtit, derisa Sarbriken do të përballet me Bajer Leverkusenin.

Leave a Reply