Çmendet klubi anglez, 20 mln euro për Muriqin

Klubi anglez Uest Bromuiç Albion është skuadra e rradhës angleze që ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqin. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Uest Bromuiç Albion, janë të gatshëm të harxhojnë 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë që Muriqi të bëhet pjesë e Uest Bromuiç Albion, kjo skuadër do të duhet të siguronte promovimin në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Njëlloj si Premierliga, edhe Championship, niveli i dytë i futbollit anglez, synon ta rifillojë sezonin në fillim të muajit të ardhshëm dhe Uest Bromuiç Albion renditet i dyti me 70 pikë, një më pak se skuadra kryesuese e Lids Junajted dhe 6 më shumë se Fulham në pozitën e tretë.

Dy klubet e para promovohen direkt, teks akatër të tjerat luajnë në “play-off” për promovim.

Megjithatë Uest Bromuiç Albion për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit Vedat Muriqi do të duhej të fitonte garën me Totenhamin e Hoze Murinjos, Mançester Junajtedin e Ole Gunar Solskjaer dhe Lacion e Simone Inzaghit, që gjithashtu tashmë një kohë më të gjatë interesohen për shërbimet e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës.

Leave a Reply