Godet Vardari, transferon një super futbollistë me eksperiencë nga Liga e Parë

Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht merkatoja e verës në futbollin vendor, ekipet që tani kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër ata skuadra, është edhe Vardari i Forinës, drejtuesit e së cilës skuadër kanë bërë një goditje të madhe, duke sjellë në rradhët e tyre Dejan Leskaroskin, një futbollistë me mjaft eksperiencë në futbollin vendor.

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili gjatë karrierës së tij të bujshme, gjithashtu kishte luajtur edhe në Shqipëri, me skuadrat e Skënderbeut dhe Gramshit.

Ndryshe në futbollin vendor, ai së fundmi ishte pjesë e Labunishtit në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Metalurgun, EuroMilkun, Bregallnicën, Pelisterin dhe Sileksin.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Leskaroski numëron më shumë se 100 ndeshje, ndërsa gjithashtu ka edhe 6 paraqitje në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Leave a Reply