Shkëndija cakton 5 miqësore

Shkëndija vazhdon fazën përgatitore dhe skuadra sot zhvillon ditën e pestë të punës në qendrën turistike në Mavrovë.

Aty skuadra do të qëndrojë deri të dielën, ndërsa me tu kthyer në Tetovë “kuqezinjtë” do të zhvillojnë ndeshjen e parë kontrolluese për këtë fazë.

Nga pesë teste të caktuara, rivali i parë të dielën (12 korrik, stadiumi në Forinë) do të jetë anëtari i Ligës së Dytë – Perëndim, Vardari i Forinës.

Të enjten (16 korrik) Shkëndija do të jetë mysafire e Gostivarit, ndërsa më 19 korrik kuqezinjtë do të ndeshen me Makedonija Gj.P. në Mavrovë.

Rivali i katërt do të jetë Rabotniçki në takimin që do të luhet më 24 korrik (e dielë) në Tetovë, ndërsa prova gjenerale para startit të sezonit të ri do të zhvillohet më 1 gusht në Shtip përballë Bregallnicës.

Orari i ndeshjeve kontrolluese:

12.07.2020 (e dielë): Vardar Forinë – Shkëndija, stadiumi në Forinë
16.07.2020 (e enjte): Gostivari – Shkëndija, stadiumi në Gostivar
19.07.2020 (e dielë): Makedonia Gj. P. – Shkëndija, stadiumi në Mavrovë
24.07.2020 (e premte): Shkëndija – Rabotniçki, stadiumi në Tetovë
01.08.2020 (e shtunë): Bregallnica – Shkëndija, stadiumi në Shtip

Leave a Reply