Suhejl Muharemi largohet nga Shkupi, Renova e pret duar hapur

Një nga talentët e skuadrës së Shkupit, Suhejl Muharemi me shumë gjasa do të largohet nga Çairi. Mësohet se 19 vjeçari do të ndahet me Shkupin për shkak hapësirave të vogla që kishte për lojë në sezonin e ri.

Burime të “Sportmania” mësojnë jozyrtarisht se Renova është e gatshme ta merr në radhët e veta Muharemin. Gjithçka pritet të vendoset dhe zyrtarizohet ditëve në vijim.

Muharemi është dalur nga shkolla e Shkupit dhe nuk ka luajtur në asnjë klub tjetër deri më tani.

Kujtojmë se Suhejl Muharemi mban rekordin si golashënuesi më i ri në Maqedoninë e Veriut me 16 vjet e 2 muaj. Ndërkohë gjithashtu edhe rekordin si debutuesi më i ri (16 vjeçar) në një ndeshje europiane, të cilin e shënoi në vitin 2018 në përballjen ndaj Glasgou Renxhersit në Liga Europa.

Leave a Reply