Struga Trim Lum rrëmben talentin e Skënderbeut!

Struga Trim Lum ka vazhduar me përforcimin e skuadrës me talentë të rinj, duke menduar për ndërtimin e një skuadre që një kohë më të gjatë do të luante një rol të rëndësishëm në futbollin vendor. Anëtarë më i ri i skuadrës strugane është Malsor Ajeti, i cili te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë 20-vjeçar, i cili falë talentit të tij që në moshën 17-vjeçare nga Hajvalia e Kosovës ishte transferuar te ekipi U19 i Portos, nga e cila skuadër më pas kaloi në rradhët e skuadrës gjermane të Manhajm U19.

Ndryshe Skënderbeut iu bashkua verën e vitit 2019-të, ndërsa te Struga Trim Lum vjen për të përforcuar mesfushën dhe krahun e saj të majtë.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Malsor Ajeti me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Përforcimi i rradhës për ekipin tonë!FC Struga Trim Lum dhe Malsor Ajetinënshkruajnë kontratë bashkëpunimi#WelcomeAjeti ⚪️🔴#forcaStruga 💪

Публикувахте от F.C. Struga в Сряда, 2 септември 2020 г.

Leave a Reply