Super stadiumi ku pas pak Shqipëria do të përballet me Turqinë

Kombëtarja e Shqipërisë me fillim në ora 18:30 do të zbresë në fushën e lojës për të zhvilluar një miqësore ndaj Turqisë në “Antalia Stadium”.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, stadiumi që ka një kapacitet prej 32 mijë vendesh, do të jetë i gjithi i mbushur me tifozë, të cilët si zakonisht në ndeshjet e Kombëtares së tyre shpalosin flamujt e shumtë turq.

Kur kanë mbetur vetëm edhe diku rreth 30 minuta nga starti zyrtar i ndeshjes, përgatitjet për këtë ndeshje janë në fazë finale, teksa organizatorët në secilin stol kanë vendosur flamurin e Turqisë.

Tifozët vendas shquhen për mbështetjen e tyre për kombëtaren, ndërsa duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes të dyja vendeve, miqësorja e sotme do të jetë një festë e vërtetë.

Leave a Reply