Pas Brdarovskit, edhe një tjetër maqedonas do të luaj në Kosovë

Pas Vladica Brdarovskit, i cili gjatë ditës së djeshme nënshkroi me kampionët e Dritës, edhe një tjetër futbollistë maqedonas ka pranuar të luaj në futbollin kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Stefan Kocev, i cili ka pranuar ofertën e skuadrës së A&N, që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë futbollistike të Kosovës.

Kjo do të jetë hera e dytë për Kocev që do të luaj në Kosovës, pasi në sezonin 2017/2018 ishte pjesë e skuadrës së Lirisë nga Prizreni.

Ai sërish rikthehet në Prizren, mirëpo kësaj rradhe duke luajtur në Ligën e Parë në një ndër skuadrat më të organizuara në këtë ligë. Te A&N, Stefan Kocev vjen nga rradhët e skuadrës greke të Aspropyrgos, ndërkohë në futbollin tonë vendor kishte luajtur me Bregallnicën dhe Sileksin.

Ai në futbollin elitarë të Maqedonisë numëron 105 ndeshje, ndërsa përvoja e tij e madhe me siguri se do të jetë e mirëseardhur për skuadrën e A&N, që është themeluar vetëm në vitin 2017-të, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë ditë më parë me A&N firmosi edhe sulmuesi shkupjan, Husein Demiri.

Shkupjani Husein Demiri sërish do të luaj në futbollin kosovar

Leave a Reply