Levandosvki mbrëmë ndaj Shalke 04 dhuroi asistin e vitit (VIDEO)

Bajerni i Munihut ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Shalkes me rezultat 8:0. Por në turpërimin që ja bëri Shalkes ka pasur vend edhe për spektakël.

Atëherë kur rezultati ishte 6:0, Robert Levandovski prodhoi momentin më magjik të ndeshjes.

I gjendur brenda zonës së rreptësisë, polaku ka dhuruar një asistim perfekt me lëvizje mashtruese e njohur si ‘rabona’ për Tomas Myler që shënoi për 7:0.

Ndryshe në këtë fitore të madhe të “bavarezëve” në startin e kampionatit të ri në Bundesligë, përveç Myler, kontribuan edhe Goretcka, Sane, Musiala, Levandovski dhe Gnabri, që shënoi “hat-trik”.

Leave a Reply