Ndeshjet e 1/16 së finales, FC Shkupi në Vinicë, Gostivari mirëpret Tikveshin

Sot në program janë ndeshjet e 1/16 së finales së Kupës, ndërsa në mungesë të ndonjë derbi të madh, veçojmë ndeshjen në Vinicë, aty ku Slloga Vinica do të mirëpret një ndër skuadrat më në formë në futbollin vendor, FC Shkupin, ndërsa gjithashtu ndeshja që tërheq vëmendje, është edhe ajo në Gostivar, ku skuadra e Gostivarit do të mirëpret Tikveshin, njofton “infOSport.mk”.

Renova do të ketë një transfertë të vështirë përballë Ohrid Lihnidos, Pelisteri i Lavdrim Fazliut do të përballet me ekipin e Lubotenit, Pobeda si vendas do të mirëpret Makedonija GJ.P, në një ndeshjes mes dy skuadrave që kishin fituar trofeun, Sileksi do të përballet me Labunishtin në Tetovë, ndërkohë skuadra surprizë e edicionit të ri në Ligën e Parë, Boreci, do të jetë mysafir i skuadrës së Sasa-s nga Kamenica.

Në Kërçovë, Vëllazërimi do të jetë nikoqir i Rabotniçkit, Veleshta do të përballet me Kozhuvin, në një tjetër përballje interesante mes dy skuadrave nga liga e dytë, ndërkohë Bellasica e vendit të fundit në ligën e parë, do të luaj kundër Rosomanit në transfertë.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme, është ajo midis Kit Go dhe Skopjes, që do të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve në stadiumin e qytetit në Shtip.

Kujtojmë dje, Vardari vetëm përmes ruletit të penaltive eliminoi Vardarin e Forinës, ndërsa 4 skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit të kaluar, Shkëndija, Akademia Pandev, Struga Trim Lum dhe Bregallnica, do të luajnë direkt në ndeshjet e 1/8 së finales.

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales

Slloga Vinica 15:30h FC Shkupi
Gostivari 15:30h Tikveshi
Luboteni 15:30h Pelisteri
Pobeda 15:30h Makedonija GJ.P
Labunishta 15:30h Sileksi
Ohrid Lihnidos 15:30h Renova
Sasa 15:30h Boreci
Vëllazërimi 15:30h Rabotniçki
Veleshta 15:30h Kozhuvi
Rosoman 15:30h Bellasica
Kit Go 18:00h Skopje

E martë:

 
Vardar Forina

2:2 (8:9pen.)

Vardari

Leave a Reply