Një futbollistë i Realit të Madridit rezulton pozitiv me “Covid 19”

Pas Mariano Diaz, edhe një tjetër lojtar i Realit të Madridit ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”, transmeton “infOSport.mk”.

Është “Onda Madrid” ajo që mbrëmë vonë raportoi se mesfushori norvegjez, Martin Odegaard ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe do të izolohet deri sa testi i dytë ta nxjerrë atë negativ.

Odegaard ishte i vetmi i infektuar tek “mbretërit”, por problemi është fakti se lojtarët e kishin kryer seancën e paradites dhe tashmë pritet të ketë teste të tjera në mesin e futbollistëve të Realit.

Leave a Reply