Bruno Dita flet për ndeshjen me Totenhamin

Shkëndija sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret një nga klubet më të njohura në Europë në vitet e fundit, Totenham Hotspur. Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e tretë të eliminatoreve në Liga Europa dhe pa diskutim se është një sfidë tjetër luksi për ekipin “kuqezi”, pjesë e së cilës skuadër është edhe ish futbollisti i Skënderbeut, Bruno Dita.

Mes shumë kërkesave nga kampionati shqiptar, Bruno Dita preferoi të transferohet tek Shkëndija, një zgjedhje e cila me sa duket ka rezultuar e goditur. Në një intervistë për “News24” dhe “BalkanWeb”, Dita rrëfeu emocionet e këtij takimi dhe si po përjetohet në Tetovë prag ndeshja me Tottenhamin.

“Është ndeshje e veçantë, çdo futbollist do që ti luaj këto ndeshje. Në e mësuam që përpara sfidës me Botosan që do të luanim me Tottenham por nuk e kishim mendjen aty, dëshironim të kalonim Botosanin në fillim pastaj të shikonim për Tottemham por këto janë ndeshje vitrinë, Tottenhami ka lojtarë yje në skuadër edhe trajneri po ashtu. Këto ndeshje rallë të vinë në karrierë që ti luash. Fati i keq që Tottenham na ra në këtë raund, mbase mund të na binte në play-off por ne nuk jemi dorëzuar” – është shprehur Bruno Dita, i cili me fanellën e Shkëndijës numëron 4 ndeshje dhe 1 gol të shënuar në ndeshjet e Ligës së Parë, ndërsa ishte pjesë edhe e dy ndeshjeve të para në kuadër të Liga Europa përballë Sumgayit dhe Botoshani.

Leave a Reply