Eliminimi nga Maqedonia e Veriut, Valon Berisha vjen me një mesazh prekës

Përfaqësuesja e Kosovës të enjten në Shkup pësoi disfatë 2:1 nga Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund ëndrrës që përmes Ligës së Kombeve të sigurojë një vend për në Euro2021. Kjo disfatë preku shumë kapitenin “dardanëve”, Valon Berisha, i cili nuk mundi ti mbajë dot lotët në fushë, ndërsa sot ka bërë një postim shumë prekës në profilin e tij zyrtarë në “Instagram”.

“Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, cili është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s’janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, shqiptarët kudo që janë që na mbështesin) s’jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën.

Shpërblimi do të vijë, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë. Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore. Kosova gjithmonë në zemër”, – shkroi Berisha.

View this post on Instagram

Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, «cili» është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s'janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, Shqiptart kudo që janë që na mbështesin) s'jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën, shpërblimi do të vjen, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë ❤️🇽🇰 Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore 🤲 Kosova gjithmonë në zemër ❤️🇽🇰💪

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on

Leave a Reply