Kampioni Haxhi Krasniqi nesër në Kosovë takim me gazetarët shqiptarë

Kampioni i botës në boks në peshat gjysmë të rënda, Haxhi (Robin) Krasniqi ka arritur në Kosovë, ndërsa i njëjti për nesër ka paralajmëruar një konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

“Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10. në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në ‘Sëiss Diamond’ Prishtinë. Le t’i japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend”, – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi në fundjavë e mposhti gjermanin Dominik Boesel me nokaut në raundin e tretë, duke bërë për vete titujt në IBO dhe ËBA në peshën gjysmë të rëndë.

Leave a Reply