“Covid 19” nuk i ndahet Interit, mbrojtësi titullarë rezulton sërish pozitiv

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent te skuadra e Interit, teksa Milan Shkrinjar pas testeve të fundit për “Covid 19”, ka rezultuar sërish pozitiv.

Në këtë mënyrë mbrojtësi sllovak edhe përfundimisht nuk do të mund të ndihmojë “zikaltërit” në derbin e madh kundër Milanit sot, por edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borusia Menhengladbah më 21 tetor.

Në këtë situatë, vazhdojnë problemet për Antonio Konten, i cili duhet të përballet me mungesa të rëndësishme për ndeshjet e ardhshme.

Lajmi i mirë për ziklatërit është se mbrojtësi tjetër i infektuar me Koronavirus, Alesandro Bastoni, pas tamponit të kryer së fundmi, ka rezultuar negativ dhe është gati të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

Leave a Reply