Milani nuk ndalet, mbrëmë “kuqezinjtë” thyen rekordin e vjetër 56-vjeçar!

Milani nuk ka të ndalur gjatë sezonit të ri futbollistik. Pas serisë prej 4 fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli mbrëmë shënuan fitore edhe ndaj Selltikut në kuadër të ndeshjeve në Liga Europa.

“Kuqezinjtë” shënuan fitore 3:1, falë golave të shënuar nga Rade Kruniç, Brahim Diaz dhe Jens Hauge.

Në këtë mnëyrë ekipi italian vazhdon të shfaqеt i pathyeshëm, teksa mbrëmë siguroi tre pikët e para në ndeshjet në grupe të Liga Europa.

Një ecuri fantastike e Milanit, që nuk humbet në të gjithë kompeticionet prej muajit mars, duke thyer kështu një rekord të vendosur 56 vite më parë.

Kjo ishte ndeshja e dhjetë radha zi në të gjitha kompeticionet që kuqezinjtë shënojnë minimalisht dy gola, diçka që nuk ndodhte prej vitit të largët 1964.

Leave a Reply