Maqedonia dhe Shqipëria nga vazoja e katërt, Kosova nga e pesta do të mirëpresin shortin për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”

FIFA ka njoftuar se shorti për ciklin e ardhshëm eliminatorë për Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar, do të mbahet me 7 dhjetor në Cyrih të Zvicrës, transmeton “infOSport.mk”.

Maqedonia dhe Shqipëria këto eliminatore do ti mirëpresin nga vazoja e katërt, derisa Kosova nga vazoja e pestë. Kjo nënkupton se Shqipëria dhe Maqedonia nuk mund të luajnë njëra kundër tjetrës, por gjithsesi se mund të bien në grup të njëjtë me Kosovën.

Duke pasur parasysh pandeminë dhe problemet që po has bota për çdo ditë e më dhumë, nga FIFA njoftojnë se shorti do të zhvillohet “online” dhe se nuk do të jenë prezent përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse.

Eliminatoret e kombëtareve të Kontinentit të Vjetër do të përbëhen nga gjithsej 10 grup, 5 grupe me nga 6 kombëtare dhe 5 grupe të tjera me nga 5 kombëtare. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje, ndërsa të njëjtat pritet të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit 2021.

10 kombëtaret e para në grupe do të sigurojnë drejtëpërdrejtë një vend për në Botërorin e Katarit, derisa skuadrat e renditura në pozitën e dytë do të kërkojnë të bëjnë një gjë të tillë përmes ndeshjeve të balotazhit.

Leave a Reply