Rabotniçki i merr një pikë Shkëndijës në Tetovë, buzëqesh FC Shkupi (VIDEO)

KF Shkëndija ka lëshuar dy pikë në terren vendas, teksa ka barazuar 1:1 përballë Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse vendasit ishin kundërshtarë më i mirë në fushën e blertë, megjithatë nuk i’a arritën qëllimit që të vijnë deri tek fitorja. Madje “romantikët” nga Tetova mund të largoheshin edhe me 3 pikë të plota, pasi gjatë pjesës së dytë shënuan edhe golin e dytë, mirëpo i njëjti ishte anuluar për shkak pozitës jashtëloje.

Ndeshja nisi me kanosjen e Besart Ibraimit, mirëpo portieri mysafir Jankov reagoi mjaft mirë duke mos i lejuar gëzimin bomberit kërçovarë, i cili megjithatë rrugën e duhur e gjeti në minutën e 16-të pas një kombinimi të dyfishtë me Lupçe Doriev, kur nga brendia e zonës arriti që të shënojë për rezultat 1:0.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 6 minutave jo të plota në pjesën e dytë, Rabotniçki barazoi shifrat në 1:1. Goran Siljanovski nga gjuajtja e lirë harkoi brenda zonës së “kuqezinjëve”, të cilët lejuan që topi të kalojë gjithë mbrojtjen dhe të arrijë në shtyllën e dytë te Luka Stankovski, i cili nuk fali dhe në ato momente barazoi shifrat në 1:1.

Ishte ky goli i tretë sezonal për talentin 18-vjeçar të “romantikëve”, i cili në këtë pjesë shënoi edhe një gol tjetër, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Në fund barazim 1:1 dhe ndarje të pikëve mes dy njohësve të vjetër në futbollin vendor. Shkëndija edhe përkundër barazimit mban pozitën e parë në tabelën e klasifikimit me 22 pikë, po aq sa ka edhe FC Shkupi në pozitën e dytë, ndërkohë Rabotniçki me 12 pikë renditet vetëm në pozitën e 7-të.

Leave a Reply