Edi Reja zbulon formacionin e Shqipërisë që do luaj kundër Kazakistanit

Pas pak në “Air Albania Stadium”, Shqipëria do të mirëoret Kazakistanin, në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të në grupin 4 të Ligës “C” në kuadër të Ligës së Kombeve.

Objektivi kryesor i “kuqezinjëve” është padyshim fitorja, për të shpresuar deri në fund, te vendi i parë në grup.

Trajneri Edi Reja, e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke mos bërë shumë eksperimente, për sa i përket titullarëve.

Ndryshe nga ndeshjet e fundit, tekniku italian, ka rikthyer besimin te “garda e vjetër”, ku spikasin emrat e Memushajt, Abrashit dhe Cikalleshit.

Ndryshe në bazë të emrave të futbollistëve dhe renditjes së tyre, Edi Reja sonte kundër Kazakistanit do të përdorë skemën 3-4-1-2, me dy sulmuesit e rinj Manaj dhe Uzuni, që do të tentojnë të shënojë në portën e mysafirëve.

Leave a Reply