E dhimbshme, Vardar Forina largohet nga Liga e Dytë

Para fillimit të sezonit u futën me ambicie të mëdha, madje duke pretenduar edhe për ligën e parë, mirëpo vetëm pas 11 xhirove Vardar Forina vendos të tërhiqet nga garat e mëtutjeshmetë Ligës së Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Vërtetë një lajm shumë i hidhur për futbollin në përgjithësi, e në veçanti për futbollin në Forinë dhe gjithë Gostivarin, duke pasur parasysh se po shuhet një klub futbolli me traditë 42-vjeçare, ndërsa me këtë po shuhen edhe shumë ëndërra të futbollistëve të rinj, që ëndërronin të arrinin ndoshta suksesin e Visar Musliut që një ditë të luanin në një Europian, apo edhe në ndonjë klub të madh europian.

Ndryshe sot Vardar Forina duheshe të zhvillojë ndeshjen e javës së 12-të kundër Vëllazërimit nga Kërçova, por e njëjta nuk nisi fare, ndërsa një gjë të tillë përmes faqes zyrtare të klubit nga Forina e kishte paralajmëruar edhe kapiteni i skuadrës, Ajet Abazi.

Pas 11 xhirove të kaluara Vardari i Forinës grumbulloi vetëm 12 pikë.

Leave a Reply