“Golden Boy” për vitin 2020 shpallet bomberi Haaland

Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Erling Braut Haland, ka fituar çmimin “Golden Boy 2020”. Çmimi jepet nga gazeta italiane “Tuttosport” dhe i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeç që luan në kampionatet më të forta të Europës.

Norvegjezi ka mposhtur emra si Xhadon Sanço që e ka dhe shok skuadre, mbrojtësin e Bajern Munih, Alfonso Dejvis, sulmuesin e Mançester Junajtedit, Mejson Grinvud si dhe talentin e Barcelonës, Ansu Fati.

20-vjeçari shënoi 44 gola në të gjithë kompeticionet në sezonin 2019-20, ku luajti për Salzburgun në Austri dhe më pas erdhi kalimi tek verdhezinjtë.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Zhoao Feliks i Atletiko Madridit, ndërsa në vitin 2018 e mori mbrojtësi i Juventusit, Mathijs De Ligt.

Leave a Reply