Vjen largimi i parë nga rradhët e Ballkanit të Ismet Munishit!

Armin Bosnjak është largimi i parë nga skuadra nënkampione e vjeshtës në Superligën e Kosovës, Ballkani, në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi nga Mali i Zi, i ardhur me shumë bujë para fillimit të këtij edicioni tashmë edhe zyrtarisht ka ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me skuadrën nga Suhareka, transmeton “Gazetasheshi.com”.

26 vjeçari ka vendosur për t’u larguar nga ‘portokallinjtë’ në mungesë të hapsirave në fushën e lojës, pasi që ka luajtur vetëm 15 minuta në kampionat në duel ndaj Besës së Pejës dhe 45 të tjera në kuadër të 1/16 së finales ndaj Dardanës.

Ish-reprezentuesi i Malit të Zi për moshat e reja është ndarë me “Xhebrailat” pas ndeshjes së fundit kampionale të stinorit vjeshtor ndaj Gjilanit, teksa tashmë është një futbollist i lirë.

Kontrata e mbante atë të lidhur me Ballkanin deri në vitin 2023, por pasi që ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit ka vendosur ta mbyll bashkëpunimin pas vetëm gjashtë mujsh të kaluar Suharekë.

Leave a Reply