Sabjen Lilaj “tradhton” Prishtinën, rikthehet në Shqipëri

Sabien Lilaj ishte një nga futbollistët e përfolur për t’iu bashkuar Partizanit në merkaton e verës. Mirëpo mesfushori i njohur shqiptarë u transferua te Prishtina e Zekirja Ramadanit në Superligën e Kosovës për shkak të dënimit të FIFA-s për klubin nga kryeqendra shqiptare.

Performanca e mesfushorit nuk ka qenë në nivelin e pritur, megjithatë ai po stërvitet intensivisht për të qenë në top formë.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një seance individuale në Tiranë me Roland Peqinin.

31-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin kosovar dhe pritet të shihet në vazhdim se si do të vijojë atje aventura e tij futbollistike.

Leave a Reply