Njihuni me shkupjanin që sonte i shënoi gol Barcelonës së famshme

Ndeshja midis Barcelonës dhe Prishtinës ishte e para e zhvilluar në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve në futsal, njofton “infOSport.mk”. Rezultati përfundimtarë i këtij takimi doli të jetë 9:2 në favor të kampionëve të Spanjës, mirëpo ajo që është e rëndësishme për sportin tonë vendor dhe në përgjithësi për sportin shqiptarë, është se në mesin e autorëve të golave për ekipin nga kryeqendra kosovare ishte edhe shkupjani, Orhan Ibishi.

Është ky një emër i njohur për lojën e futsalit në vendin tonë, por edhe në rajon, ndërsa i njëjti skuadrës së Mabetex Prishtina iu bashkua nga ekipi kampion i vendit tonë, Futsal Shkupi.

Ai tashmë ka bërë një karrierë të bujshme duke luajtur për skuadrat më të njohura si në futsalin vendor, ashtu edhe në atë kosovar, ndërsa eksperienca e tij bëri që sonte ti shënojë gol Barcelonës së famshme, transmeton “infOSport.mk”.

Shkupjani Ibishi shënoi golin e dytë për Prishtinën në minutëne 26-të, ndërsa një tjetërë gol për ekipin kosovar realizoi edhe Mërgim Dervishaj gjatë pjesës së parë, që ishte mbyllur me shifrat 5:1.

Ndryshe autorë të golave në këtë ndeshje për kampionët e Spanjës, ishin: Eskuerdinja (3 gola), Povill (2 gola), Dyego, Shiraishi, Hoselito dhe Rodrigez.

Kujtojmë nesër ndeshjen e saj të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve në futsal, do ta zhvillojë edhe Futsal Shkupi kundër MFC Kherson në Ukrainë.

Leave a Reply