Edhe një tjetër futbollistë i Shkëndijës i bashkohet Makedonija Gj.P!

Futbollisti i deridjeshëm i shkollës së futbollit Shkëndija nga Tetova, sulmuesi i talentuar, Atdhe Kadriu nga Kumanova (i lindur me 20 mars të vitit 2004) ka nënshkruar kontratën e parë profesionale katërvjeçare me skuadrën e parë të Makedonija Gjorce Petrov nga Shkupi, shkruan News-TV.

Kadriu do të jetë pjesë e ekspeditës së Makedonija GJP, që do të udhëtojë për në përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë, ndërsa para nisjes për në tokën turke i njëjti  do të promovohet me fanellën “verdhekuq” nga ana e drejtuesve të skuadrës shkupjane.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim. Falënderoj të gjithë trajnerët e mi te shkolla e futbollit, Shkëndija e Tetovës, në veçanti Burhan Emurllahin dhe Bashkim Arifin. Faleminderit edhe trajnerin tim të shkollës së futbollit Milano nga Kumanova, Ismet Zeqiri, për angazhimin e tij. Gjithashtu falënderoj edhe familjen time për mbështetjen, menaxherin tim, si dhe ish-futbollistin e njohur, Jeton Qerimi, i cili ndërmjetësoi në këtë transferim”, – është shprehur Atdhe Kadriu për News-TV.

Atdhe Kadriu pjesë e të rinjëve të Shkëndijës ishte për një vit e gjysmë, ndërsa paraprakisht për pesë vite kishte qenë pjesë e shkollës së futbollit Milano nga Kumanova, ku për trajner kishte pasur trajner, prof. Ismet Zeqiri.

Kujtojmë gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit, skuadrës së Makedonija GJ.P. iu bashkuan edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Izet Ajrullahu dhe Samir Fazli, që gjithashtu erdhi nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa kujtojmë se pjesë e skuadrës nga Gjorçe Petrovi që më parë janë edhe Ermedin Adem dhe Arbi Vosha.

Leave a Reply