Poirier e la “sakat”, MekGregor filmohet duke u larguar me paterica (VIDEO)

Konor MekGregor zhgënjeu të gjithë fansat e tij këtë mëngjes, pasi u mund që në raundin e dytë nga Dustin Poirier. Amerikani e kontrolloi shumë mirë takimin dhe arriti të fitonte me nokaut, edhe atë që në raundin e dytë, duke mos i dhënë asnjë mundësi irlandezit.

Poirier ishte shumë mirë me goditjet me këmbë, aq sa e ka lënë me pasoja MekGregorin, ndërsa kjo më së miri shihet në momentet kur MekGregor po braktiste arenën ku u zhvillua meçi i UFC257 në Abu Dabi.

Konor MekGregor shihet duke ecur me paterica dhe duke çaluar, duke pranuar se këmba e tij nuk është në një gjendje shumë të mirë.

Leave a Reply