FC Shkupi prezanton mbrojtësin e kombëtares së Ruandës

FC Shkupi edhezyrtarisht ka bërë për vete mbrojtësin e kombëtares se Ruandas, Abdul Ruatubjaje, me të cilin ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Lajmin për afrimin e këtij mbrojtësi, “infOSport.mk” e kishte publikuar që me 24 dhjetor të vitit të kluar, ndërsa sot i njëjti u prezantua me fanellën e FC Shkupit në praninë e Drejtorit Sportiv, Omer Bunjaku.

Ruatubjaje vjen nga MLS Liga amerikane, më saktësisht nga skuadra e Kolorado Rapids, aty ku vite më parë luante edhe reprezentuesi shqiptarë, Shkëlzen Gashi.

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës 24-vjeçar, i gjatë 185 cm dhe që për nga pamja mund të thuhet se është një “pit bull” i vërtetë, një super mbrojtës, ndërsa më së miri flasin edhe videot e tij në “youtube”, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe karrierën profesioniste e kishte nisur në vitin 2012-të në vendlindje, derisa pjesë e futbollit amerikan është që nga viti 2019-të, kur në muajin shkurt kishte nënshkruar me ekipin e Kanzas, për të kaluar më pas te Kolorado Rapids. Këta të fundit e kanë huazuar te skuadra e ligës së dytë (USCL), Colorado Springs Sëitchbacks FC, për të cilën skuadër në 25 ndeshje ka shënuar 3 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply