Mevlan Adili flet për çelësin e suksesit te Vllaznia e Shkodrës (VIDEO)

Vllaznia e Shkodrës është surpriza e këtij sezoni në Superligën e Shqipërisë. Skuadra shkodrane kryeson renditjen tabelare edhe pse objektivat e Vllaznisë nuk ishin për kreu në fillim të këtij sezoni. Për çelësin e këtij suksesi në një intervistë për televizionin Shenja, flet mbrojtësi shkupjan, Mevlan Adili.

“Pritshmëritë nuk ishin të tilla. Objektivi ynë ishte që të jemi sa më larg vendeve 8,9 ose 10 që janë pozita për rënie nga kategoria dhe të kapim Europën do të jetë një sukses i madh për ne. Mirëpo ne e filluam shumë mirë dhe ashtu jemi duke vazhduar ashtu si askush nuk e kishte pritur dhe mendoj që çelësi i suksesit është nga të gjithë duke filluar nga Bashkësisë, sponsorit të ri që është afruar tani dhe na ndihmon shumë dhe me ardhjen e shumë futbollistëve shumë cilësor, gjithashtu dhe ish-trajnerit të Shkëndijës ,Bërdariç dhe mendoje vet çelësi i suksesit jemi ne futbollistët sepse jemi një grup shumë i mirë”, ka thënë Mevlan Adili.

Leave a Reply