Futsal Shkupi me përmbysje spektakolare kalon në çerekfinale

Futsal Shkupi me një përmbysje spektakolare ka arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi shënoi fitore 4:1 në transfertën ndaj Zhelezarecit, skuadër kjo që pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale 1:0.

Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, Futsal Shkupi me anë të Ismet Cekës shënoi golin e barazimit, derisa Ferid Agushi për herë të parë në këtë ndeshje solli në epërsi ekipin mysafir.

Deri në mbyllje të takimit “bardhekaltërit” nga Çairi shënuan edhe dy gola të tjerë, me anë të Dragan Petroviçit dhe Burak Memedit, duke i dhënë një goditje të rëndë Zhelezarecit, por njëkohësisht edhe duke iu hakmarrë kësaj skuadre për atë barazim 1:1 në ndeshjen kampionale.

Ishte kjo ndeshja e parë për kampionët e vendit tonë, Futsal Shkupi, që nga ajo ndeshje e 16 janarit kundër MFC Kherson në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku tashmë 3 herë po prezanton vendin tonë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply