Akademia Pandev sot prezantoi futbollistin e Partizanit të Tiranës

Akademia Pandev gjatë ditës së sotme ka prezantuar futbollistin shkupjan, Besnik Ferati, i cili te skuadra nga Strumica vjen nga rradhët e Partizanit të Tiranës. Informacione pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Ferati me Akademia Pandev ka nënshkruar kontratë për dy vite.

Ai kështu rikthehet në futbollin vendor, por tashmë si senior, duke veshur fanellën e një ndër skuadrave më të organizuara në vend.

Përveç Feratit, Akademia Pandev gjatë ditës së sotme prezantoi gjithashtu edhe Andrej Stojçevskin. Që të dy këta futbollistë pritet të jenë në disponim të trajnerit Aleksandar Vasoski për ndeshjen e nesërme kundër Rabotniçkit, që edhe zyrtarisht do të hap siparin e stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor.

Leave a Reply