“El Clasico” shqiptare vishet “kuqezi”, Sileksi tenis me Vardarin

Ndeshjet e së dielës të javës së 26-të në elitën e futbollit vendor kanë karakterizuar me fitoren e thellë tenistike të Sileksit ndaj Vardarit (6:0), si dhe fitoren e skuadrave mysafire në 4 ndeshjet tjera, njofton “infOSport.mk”.

Në “El Clasicon” shqiptare Shkëndija tregoi se kush sundon për momentin me futbollin në Tetovë, duke mundur Renovën me shifrat 3:0, ndërsa me fitore nga transfertat e vështira në Strumicë dhe Veles, u rikthyen edhe FC Shkupi dhe Struga Trim Lum.

Ekipi strugan falë golit të Jasmin Mecinoviq vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë mundi Borecin minimalisht 1:0, ndërsa golin e fitores për “bardhekaltërit” nga Çairi ndaj Akademia Pandev, e realizoi Lamine Diak në minutën e 78-të.

Nga Strumica triumfuese kthehet edhe skuadra tjetër shkupjane, Makedonija GJ.P, që me rezultatin 2:0 mundi Bellasicën.

Kujtojmë dje u zhvillua ndeshja e parë e kësaj jave, në të cilën Rabotniçki mundi Pelisterin në arenën “Todor Proeski” me shifrat 3:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply