Florent Muslija shënon një eurogol për Hanoverin, por nuk mjafton (VIDEO)

Florent Muslija ka shënuar një eurogol për Hanoverin në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të në Bundesliga II kundër Heidenheim, mirëpo gol ky që nuk mjaftoi skuadra e tij ti ikë disfatës në këtë përballje, njofton “infOSport.mk”.

Muslija realizoi në minutën e 51-të, kur me të djathtën e tij me një goditje të matur nga distanca shënoi një super gol, duke barazuar në ato momente shifrat në 1:1.

Ky gol ju dha krahë futbollistëve të Hanoverit, të cilët 10 minuta më pas shënuan edhe një gol tjetër, mirëpo që i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje, ndërsa deri në fund të takimit, mysafirët e Heidenheim, shënuan edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur këtë takim me fitoren  3:1.

Për Florent Muslijën ishte ky goli i katërt sezonal në 18 paraqitje që ka bërë në Bundesliga II, aty ku skuadra e tij në 28 javë kampionat ka grumbulluar 36 pikë, dhe për momentin ndodhet në pozitën e 11-të.

Leave a Reply