Aq ishte nga Flik, Bajerni tashmë ka gjetur pasuesin e tij!

Aventura e Hansi Flik si trajner i Bajernit të Munihut thuajse ka përfunduar tashmë. Trajneri gjerman, sipas asaj që Lotar Mateus ka thënë për “Sky”, do të largohet në fund të sezonit pasi ka marrë ofertë nga Federata Gjermane e futbollit për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë pas largimit të Joakim Lëv.

Ndërkohë Bajerni veçmë ka gjetur edhe rajnerin e ri, që do të pasonte Hansi Flik. Ai është trajneri i talentuar dhe i ri i Lajpciut, Hulian Nagelsman, skukadra e të cilit shihet si oponenti kryesor i Bajernit të Munihut këtë edicion në Bundesligë për titullin e kampionit.

Pikërisht ky titull është mundësia e vetme e Hansi Flik për ta mbyllur aventurën e suksesshme te Bajerni i Munihut, pasi sezonin e shkuar kishte ngritur të gjithë trofetë e mundshëm që ekzistonin, plot 6 të tillë (kampion në Bundesligë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë, SuperKupën e Gjermanisë, SuperKupën e Europës dhe Botërorin e klubeve).

Mirëpo këtë sukses, Flik nuk arriti dot ta përsëris edhe sivjet, kjo pasi Bajerni i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa gjithashtu më herët ishte eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë. Tashmë mbetet edhe kampionati deri në fund, por pavarësisht epilogut përfundimtarë, vendimi është marrë.

Hansi Flik nuk do të drejtojë më Bajernin e Munihut. Ndoshta këtu kanë ndikuar edhe debatet e fundit dhe raporti i krisur me drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiç.

 

Leave a Reply